Site icon Telegrafi

Nuk keni nevojë t’i blini të reja: Mund t’i rinovoni fshirëset e xhamave të veturave

Është e lehtë të vërehet se fshirëset e xhamave të automjetit tuaj nuk funksionojnë siç duhet kur pas tyre mbetet gjurmë uji ose kur “kapërcejnë” një pjesë të xhamit gjatë fshirjes.

E gjithë kjo ndikon në sigurinë e drejtimit të automjetit dhe është një shenjë se është koha për të zëvendësuar fshesat, por nuk duhet të jetë kështu.

Ju do të blini ndoshta më të lirat. Megjithatë, ku nuk është gjithmonë opsioni i mirë. Nëse gomat e fshesës tashmë janë të brishta ose të forta, do të duhet t’i ndërroni ato.

Por, fillimisht do t’ju duhet edhe një thikë speciale për prerje.

Është mirë që para prerjes t’i palosni fshirëset ose t’i çmontoni plotësisht dhe më pas ta pastroni gomën me një leckë të lagur me ujë në të cilën keni hedhur detergjent.

Është mirë të pritet në temperaturë ambienti sepse goma atëherë është më e butë. Thika duhet të tërhiqet përgjatë fshirësit me presion të lehtë. Përdorni një palë gërshërë për të prerë skajin që zakonisht lihet pas kur prisni, këshillon Klubi i Autove Gjermane (ADAC).

Lexo po ashtu Qe çfarë duhet të dinë të gjithë shoferët: Kur duhet t'i ndërroni fshirëset?

Nëse nuk e keni bërë mirë të gjithë procedurën, mund të përkeqësoni shumë rezultatet e fshirjes.

Natyrisht, kjo procedurë nuk mund të bëhet pafund, domethënë këshillohet të blini fshirëse të reja pas dy prerjeve të tilla të shtresës sipërfaqësore të gomës. /Telegrafi/

Exit mobile version