Telegrafi

Nuk keni maskë dhe dorëza, dhe nuk mund të futeni në aeroplan? Aeroporti i Las Vegasit ka një zgjidhje për ju

Aeroporti ndërkombëtar McCarran në Las Vegas, po ua lehtëson pasagjerëve brengën sa i përket ruajtjes dhe mbajtës së higjienës.

Ata kanë vënë aparate nga të cilët mund të blejnë gjithçka që u nevojitet, që qëndrimi në aeroport të jetë sa më i sigurtë, transmeton Telegrafi.

Në aparate, mund të gjejnë dezinfektues për duar, dorëza, faculeta dhe maska për fytyrë, ku me këtë veprim McCarran është bërë aeroporti i parë në SHBA që është pajisur me aparatet për shitjen e pajisjeve mbrojtëse.

“Nuk është e pamundur që dikush të vie në aeroport dhe ta kuptojë se ka harruar ndonjë nga këto gjëra, kurse ato sot janë shumë të nevojshme në veçanti gjatë udhëtimit me aeroplan”, ka deklaruar për revistën Las Vegas Review Journal, zëdhënësja e aeroportit Christina Cruz. /Telegrafi/