Mjafton të bëni grusht dorën tuaj të majtë dhe ta shtrëngoni atë fort. Po kur përpiqeni të mësoni një listë përmendësh?
Në ndihmë ju vjen dora e djathtë këtë herë…Bëjeni grusht dhe shtrëngojeni fort përpara se të nisni të mësoni listën e gjatë.
Studimet tregojnë se lëvizjet aktivizojnë rajonet e trurit kyç për ruajtjen dhe rikthimin e kujtimeve.
Hulumtuesit amerikanë në studim, morën vullnetarët të cilëve u dhanë një top gome dhe iu kërkua ta shtrydhnin atë sa më shumë të jetë e mundur para se të përpiqeshin për të mësuar përmendësh një listë prej 72 fjalësh.
Ata të cilët shtrydhën me dorën e tyre të majtë, iu kujtuan më të shumtat e fjalëve, transmeton Telegrafi.
Studiuesi Dr Ruth tha: “Gjetjet sugjerojnë se lëvizjet e thjeshta trupore, duke ndryshuar mënyrën përkohësisht të funksionit të trurit, mund të përmirësojë kujtesën.”
Më shumë hulumtime janë të nevojshme për të parë nëse llojet e tjera të kujtesës mund të jenë rritur. /Telegrafi/