Telegrafi

Nuk keni kondicioner? Freskohuni me këto gjëra

Peshqir i lagtë në dritare
Hapeni dritaren dhe vendosni në të një peshqir të lagtë ose një copë pambuku të lagshtë.

Copa akulli para ventilatorit
Ftoheni dhomën para se të flini duke vënë copa akulli pranë ventilatorit, nëse e keni.

Largoni të gjitha burimet e nxehtësisë nga dhoma
Largoni të gjitha pajisjet elektronike nga dhoma ku flini sepse ato emetojnë nxehtësi të panevojshme. Kjo ka të bëjë edhe me mbushësin e telefonit.

Dush i ftohët për këmbë
Një dush i ftohtë, transmeton Koha.net, jo vetëm do të ju freskojë, por ai edhe do të ju ndihmojë të flini më lehtë. Ftohja e këmbëve ndihmon në relaksimin e gjithë trupit

Çorapet akullta
Sidomos në netët e nxehta, do të ju freskojnë çorapet e akullta. I fusni çorapet në frigorifer dhe i vishni para fjetjes. Kështu mund të bëni edhe me nënkëmishën. /Telegrafi/