Site icon Telegrafi

Nuk keni ide për dhuratë Krishtlindjesh? Blijeni aeroplanmbajtësen britanike!

“HMS Invincible” ka luajtur rol të rëndësishëm në luftën e Falklandit më 1982, ndërsa prej vitit 2005 më nuk është në përdorim, pas 32 vitesh “në shërbim” të marinës mbretërore britanike.

Aeroplanmbajtësja e vjetër do të shitet në ankand nëpërmjet faqes së internetit “Disposal Service Authority” e agjencisë britanike të Ministrisë së Mbrojtjes, por çmimi i saj nuk është caktuar ende.

Ekspertët mendojnë se çmimi do të mbërrijë mbi 2 milionë funte. Ushtria Britanike njoftoi se ndoshta do të shiten edhe pjesët tjera të aeroplanmbajtëses në të cilën si pilot i helikopterit gjatë luftës së Falklandit ka qenë i angazhuar edhe princi Andrew. /Telegrafi/
 

Exit mobile version