Telegrafi

Nuk keni celular? Harrojeni WC-në!

Sistemi është shumë i thjeshtë: Nëse doni të futeni në WC, duhet që, në një numër të posaçëm, të dërgoni porosinë “hapu” (në gjuhën finlandeze).

Ideja bazohet në supozimin se dikush që dërgon porosi nga celulari i tij do të jetë më i pak i dhënë pas shkatërrimit dhe vizatimit nëpër WC publike, e gjithashtu evitohet nevoja për personin i cili paguan hyrjen.

Mirëpo, çfarë nëse ju ka kapur “zori”, ndërsa pikërisht në atë moment celularit tuaj i shpenzohet bateria? Apo nuk keni kredi në llogarinë tuaj (edhe pse, duhet të pranojmë se, nga burimi ku e kemi marrë lajmin, nuk është e qartë nëse hyrja do të paguhet apo jo)?

Ideja është e mirë, por mund të rezultojë me shumë nevoja të kryera pranë WC-së.