Real Madridi nuk e ka filluar mirë sezonin 2024/25, pasi ka dy barazime dhe një fitore në La Liga.
Los Blancos fillimisht ishin ndalur nga Mallorca, kishin fituar ndaj Valladolidit, ndërsa sonte barazuan 1-1 me Las Palmas.
Pas vetëm pesë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Alberto Moleiro, që u asistua prej McBurnie.
¡QUÉ GOLAZO DE ALBERTO MOLEIRO 🇪🇸🇨🇺(2003)!
¡ASISTENCIA DE OLI MCBURNIE!pic.twitter.com/T0JNWVGTbR— Football Report (@FootballReprt) August 29, 2024
Federico Valverde dhe Antonio Rudiger kishin rastet më të mira shënimi, por që të dy nuk arritën të shënonin.
Në pjesën e dytë, Real Madridi kërkonte më shumë, por që arriti vetëm golin e barazimit dhe atë përmes penalltisë.
Kylian Mbappe tentoi në minutën e 56-të, mirëpo portieri Jasper Cillessen bëri një pritje fantastike.
🚨 GOAL | Las Palmas 1-1 Real Madrid | Vinicius Jr
VINICIUS JR HAS EQUALIZED FOR REAL MADRID!!!!
Follow @simplygoal for more Goals⚽️🔥
— SimplyGoal (@SimplyGoal) August 29, 2024
Nga një penallti e fituar prej Arda Guler, Vinicius Junior i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 69-të.
Mysafirët tentonin të merrnin pikët e plota, por që Carlo Ancelotti duhej të kënaqej me një pikë.
Pas javës së tretë, Real Madridi ka pesë pikë, katër më pak se Barcelona që ka fituar të gjitha ndeshjet. /Telegrafi/