Pas humbjes ndaj Napolit, Milani ka vazhduar me rezultate negative në Serie A.
Këtë herë klubi nga Milano është mundur nga Udinese me rezultat 2-1
Goli i parë në takim erdhi nga Giacomo Bonaventura në minutën e tetë, por vendasit barazuan në minutën e 31-të me anë të Cyril Thereaut.
Loja e bukur e vendasve vazhdoi edhe në pjesën e dytë dhe e gjitha kjo iu shpagua në minutën e 73-të ku Rodrigo De Paul i dha epërsinë Udineses me një gol të bukur.
Pas kësaj humbje Milani renditet në vendin e shtatë me 27 pikë, kurse Udinese ngjitet në vendin e 10 me 28 pikë. Kuqezinjtë kanë një ndeshje më pak së bashku me Juventusin, e gjitha kjo për shkak të ndeshjes për Superkupën e Italisë.
Ndeshja e ardhshme e Milanit do të jetë ndaj Sampdorias, kurse Udine udhëton te Chievo. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qQms2BHnAmU
https://www.youtube.com/watch?v=4B9Md8jbcWg
https://www.youtube.com/watch?v=Fe9G9cbOJCs