Barcelona ka marrë një pikë në udhëtim te Osasuna në kuadër të javës së 17-të në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 2-2.
Pas vetëm 12 minutash lojë, skuadra katalunase kaloi në epërsi me anë të Nico, që u asistua prej Gavit.
Por, vendasit nuk i lanë mysafirët të gëzohen më shumë se dy minuta, për t’i barazuar shifrat me anë të David Garcia, që u asistua nga Jon Moncayola.
🕒 DESCANSO#OsasunaBarça pic.twitter.com/BKOHhIe4oS
— C. A. OSASUNA (@Osasuna) December 12, 2021
45 minutat e parë përfunduan 1-1, derisa në të dytën, Blaugranasit arritën të rikthenin epërsinë.
Ishte minuta e 49-të kur Abdessamad Ezzalzouli shënoi për 2-1, por që nuk arritën të fitonin takimin.
💥💥 GOAL! 1-2!
Abde puts Barça back on top!#OsasunaBarça pic.twitter.com/FuxzgUb6U4
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 12, 2021
Osasuna deri në fund tentoi të merrte së paku një pikë dhe këtë ia doli në minutën e 87-të me anë të Chimy Avila, për rezultatin 2-2.
Pas javës së 17-të, Barcelona gjendet në vendin e tetë me 24 pikë, ndërsa në xhiron e 18-të do të takohen me Elchen. /Telegrafi/