Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka folur rreth të ardhmes së Mario Gotzes.
Ai ka konfirmuar bisedimet me Borussia Dortmundin, por që marrëveshje ende është largët
“Mund të konfirmoj se jemi në bisedime me Dortmundin, por deri më tani nuk kemi marrëveshje”.
“Gotze është lojtar shumë i mirë, por duhet të pranojmë se në Bayern nuk ka pasur paraqitje fantastike. Klauzola për lirimin e futbollistit është e njohur dhe ne jemi të gatshëm ta lëshojmë”, ka thënë Rummenigge.
Vlen të theksohet se kartoni i mesfushorit gjerman vlerësohet të jetë rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/