Telegrafi

Nuk kemi fshehur asgjë

“Nuk ka asgjë që e kemi thënë e që e dëmton vendin. Nuk ka asgjë të fshehtë”, ka deklaruar zëvendëskryeministri.

Ai ka thënë se Kosova ka dërguar dokumente për mënyrën e shtrirjes së autoritetit të vendit në atë pjesë.

“Për këtë çështje kemi dërguar dokumente”, ka thënë Kuçi për Klan Kosova.

Ndërkohë ai ka thënë se njerëzit të cilat kanë kryer vepra kriminale nuk mund të jenë pjesë e institucioneve të vendit.

“Ne kemi njerëz që kanë marr në krim të organizuar dhe ata nuk mund të jenë pjesë e strukturave të institucioneve të Kosovës”, ka thënë ai. /Telegrafi/