Telegrafi

“Nuk kemi frikë nga Bayerni”

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, ka folur para ndeshjes ndaj Bayerit ku ka thënë se Zonja e Vjetër udhëton për fitore.

Ylli italian foli edhe titullin në Serie A, duke thënë se ende nuk është asgjë e mbyllur.

“Bayerni është një skuadër e fortë, por ashtu jemi dhe ne. Jemi të vetëdijshëm se luajmë kundër një skuadre që është e aftë të mbyll ndeshjen në çdo moment, por ne nuk kemi frikë nga kjo”.

“Buffon? Për ne është një lojtarë i rëndësishëm si në fushë, ashtu edhe jashtë saj dhe rekordi i arritur nga ai, është plotësisht meritor. Pasi ai është një lojtar i cili rrezaton profesionalizëm”.

“Scudetto? Ka ende deri në fund, asgjë nuk është e mbyllur edhe nëse Napoli do të bënte një hap mbrapa këtë javë”.

“Dybala? Forma e tij nuk më befason pasi ai ka punuar vazhdimisht që ta arrijë këtë dhe atë me një seriozit të madh”, ka thënë Marchisio. /Telegrafi/