Site icon Telegrafi

Nuk kanë të ndalur sukseset e studentëve shqiptarë, tjetër inovacion (Foto)

Inovacioni i këtyre studentëve aktualisht është ndër 15 projektet më të mira nga 792 gjithsej nga 74 vende të botës, transmeton Albeu.

Inovacioni me të cilin këta studentë përfaqësojnë Shqipërinë quhet Smart Charging, ku synohet të ndërtohet një stacion me strukturë multifunksionale e cila do ta përdorë energjinë e rinovueshme, panelet diellore për të e bërë të mundur mbushjen e telefonave celularë, gjithashtu struktura do të ketë një sërë funksionesh të tjera si p.sh. opsioni Wi-Fi, logimi në internet etj.

Ata së fundmi kishin edhe një prezantim pranë studentëve të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, të cilët e prezantuan idenë e inovacionit të tyre, ku pjesëmarrës në këtë eveniment kishte edhe student nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

Le t’i mbështesim me votën tonë duke klikuar në linkun e mëposhtëm dhe t’i japim një shans Shqipërisë të përfaqësohet me këta dy të rinj inovatorë në finalen e madhe të këtij konkursi, në Samitin Botëror të Sipërmarrjes 2015 në Kenia.

Andaj të nderuar ju ftojmë të gjithëve të votoni për #smartboys duke klikuar këtu dhe duke votuar në faqen përkatëse.

Numri i votimeve është i pakufizuar mjafton të votoni një herë çdo 24 orë me një adrese e-maili aktive ose me një llogari aktive Facebooku. Sa më shumë e-maile aktive aq më tepër vota e aq më tepër shanse për Shqipërinë dhe shqiptarët për t’u përfaqësuar në finalen e madhe.

Votimi përfundon me datë 11 qershor.

Exit mobile version