Site icon Telegrafi

Nuk kanë të ndalur akuzat dhe kundër akuzat LSDM – OBRM-PDUKM

Partitë më të mëdhaja të bllokut maqedonas, OBRM-PDUKM dhe LSDM kanë vazhduar me akuzat dhe kundër akuzat në lidhje me emrin dhe federalizimin e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

LSDM-ja thotë se mediumet e afërta me Nikolla Gruevskin, që paguhen me paratë e zytetarëve, nuk kanë respekt as për festën më të madhe të krishtere, Pashkët, duke e përdhosur atë, me gënjeshtra dhe i fyejnë ndjenjat e qytetarëve të besimit ortodoks.

Ndërkaq, OBRM-PDUKM-ja është kundërpërgjigjur duke akuzuar LSDM-në se nuk mund të përmbahet nga sulmet, urrejtja dhe zemërimi ndaj mediave edhe në prag të festës më të madhe të krishtere, Pashkëve.

Më tej, OBRM-PDUKM-ja akuzon Zoran Zaevin për kthimin e shpinës ndaj, emrit të vendit, për përdorimin e gjuhës shqipe në tërë shtetin dhe rreth qëndrimint të tij për federalizimin e Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version