Telegrafi

Nuk kanë të ndalur aksidentet në autostradën Tetovë – Gostivar (Foto)

Edhe sot ditën e ka shënuar një aksident trafiku në autostradën Tetovë-Gostivar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kësaj radhe një automjet pasagjerësh i tipit “Volvo” ka goditur një automjet të tipit “Fiat”.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i kryen hetimet për shkaqet e këtij aksidenti. Deri më tani mësohet vetëm për dëmtime materiale./Telegrafi/