Forcat e koalicionit këtë javë kanë hedhur në erë mbi 100 anije të militantëve të Shtetit Islamik, të cilat dëshpërimisht po largoheshin nga Mosuli.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një video e publikuar tregon momentin kur goditet një anije e tyre, derisa po kalonte përmes lumit Tigris, i cili kalon nëpër qytetin irakian.
Militantët frikacakë kishin tentuar për të shfrytëzuar ujin, për tu larguar nga lindja e qytetit, i cili së fundmi është marrë nga forcat irakiane, në ditët e fundit.
Që nga operacioni i Mosulit, i filluar në tetor të vitit të kaluar, thuhet se 112 anije të ISIS-it janë goditur në Tigrit.
Gjeneralët irakianë kanë festuar fitoret në javët e fundit, por shtytja përfundimtare për të siguruar Mosulin është duke vazhduar. /Telegrafi/