Kjo mund të iu duket e çuditshme, por është shumë e vërtetë.
Osmani, që në kampionatin e kaluar shënoi 18 gola, duke u shpallë shënuesi më i mirë, në këtë kampionat ka luajtur në 4 ndeshje, por nuk ka shënuar asnjë gol dhe ky është një shqetësim i madh për prishtinasit, pasi sulmuesi kryesor nuk po shënon.
Ai në një prononcim për Gazetën Tribuna, ka deklaruar se arsyeja e mungesës së golave është lëndimi që e ka pasur në shpinë.
“Nëse i bëjmë bashkë nuk e di a kam luajtur dy ndeshje të plota. Arsyeja që nuk kam shënuar ende ka të bëjë me lëndimin që e kam pasur në shpinë. Besoj që shumë shpejt do ta gjej rrugën e golit”, u shpreh Osmani.
Në anën tjetër, Mark Milicaj që në kampionatin e kaluar realizoj plotë 17 gola, në këtë kampionat i ka luajtur 11 ndeshje dhe nuk e ka gjetur rrugën e golit asnjëherë, ani pse ka krijuar raste të shumta për bashkëlojtarët.
Milicaj, ka thënë për Gazetën Tribuna se ka krijuar shumë raste shënimi, por nuk ka pasur fat.
“Nuk është që kam luajtur dobët. Kam krijuar shumë raste por nuk kam arritur të shënoi. Më ka munguar edhe fati, por besoj që shumë shpejt do ti rikthehem golave”, tha Milicaj.
Aktualisht, pas 11 xhirove të luajtura, listës së shënuesve më të mirë i prinë, Blerand Kurtishaj i Trepçës ’89 dhe Kastriot Rexha i Besës që kanë shënuar nga 6 gola. /Gazeta Tribuna/