Sipas fjalëve të saj, femrat në shtatzëni nuk bëhen “Kafshë të uritura”
Natasha Dastur është mami dhe ligjëruese në Spitalin e Fëmijëve Vestmid, në Sidnej. Vlerësohet që ka ndihmuar në lindje 400 femra në karrierën e saj tetëvjeçare, transmeton Telegrafi.
Natasha ka marrë pjesë në emisionin televiziv “One Born Every Minute Australia” dhe ka qenë e lumtur që pati rastin të zbulojë mitet të cilat kanë të bëjnë me shtatzëninë.
Sipas saj, madhësia e femrave nuk është e rëndësishme në shtatzëni.
– Njerëzit flasin që femrave me kërdhokulla të mira dhe të gjera u është lindja më e lehtë. Kjo nuk është e saktë. Nëse keni ju kërdhokulla të gjera apo jo, bebja del në mënyrën në të cilën ajo dëshiron. Nuk është madhësia e komblikut ajo që përcakton çfarë do të jetë lindja – konsideron Dastur.
Ajo ka shtuar që ekzistojnë edhe supozime të gabuara për formën e stomakut të femrave gjatë shtatzënisë.
– Ekzistojnë thashetheme plakash që nëse fëmija ju është më poshtë në stomak do të jetë vajzë, ndërsa nëse është i vendosur në gjerësinë dhe formën e topit – është djalë, gjë që gjithashtu nuk është e saktë – thotë Dastur.
Ajo ka thënë që në shtatzëni nuk ekziston “ngrënie për dy veta”, se shtatzënat ndiejnë nevojën për ushqimin e caktuar njësoj sikur femrat te cilat në ciklin menstrual kanë dëshirë për çokollatë.
Sipas fjalëve të saj, femrat në shtatzëni nuk bëhen “kafshë të uritura”.
– Gjithmonë u them femrave që do të duhej të praktikonin dietën më të mirë në shtatzëni, sepse ajo përcakton gjithë procesin, si edhe vetë lindjen, ndërsa njëherësh ndikon me bujari tek ato dhe te bebet e tyre – thotë Dastur. /Telegrafi/