Kosova tashmë është pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s, prandaj lobimi serb kundër vendit tonë ka përfunduar pa sukses.
Megjithatë, serbët nuk po heqin dorë nga inatet e tyre duke vazhduar me provokime nga më të ndryshmet.
Të hënën, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2018 dhe natyrisht se sfida është pjesë e bastoreve.
Në një fotografi të publikuar nga Presheva Jonë, në një listë të ndeshjeve të një bastoreje serbe, kur vjen radha te ndeshja Finlandë-Kosovë (si zëvendësim të emrit të shtetit tonë shkruan: “Kosova është serbi”).