Telegrafi

‘Nuk kam me kë të ngre dolli’: 94-vjeçari në Itali telefonon policinë – surpriza i vjen në pak minuta

Krishtlindjen janë për të qenë afër njerëzve të dashur dhe i rrethuar nga dashuria.

Jo të gjithë kanë fatin që të kenë pranë njerëzit e dashur, por në këtë periudhë ndodhin dhe mrekulli Krishtlindjesh.

Kjo i ka ndodhur një të moshuari nga Bolonja, i cili ka qenë vetëm gjatë Krishtlindjes dhe për këtë ka telefonuar policinë duke i dhënë një mesazh të shkurtër por shumë domethënës.

“Përshëndetje, emri im është Malavolti Fiorenzo , jam 94 vjeç dhe jam vetëm në shtëpi, nuk më mungon asgjë, më duhet vetëm një person fizik me të cilin të shkëmbej dolli për Krishtlindje . Nëse ndonjë nga ju policët është i lirë , mund të vijë këtu 10 minuta të më shihni sepse jam vetëm … “.

Kaq ka mjaftuar që disa policë t’i shkonin në shtëpi dhe të ngrinin një dolli me të moshuarit, gjatë të cilës bënë edhe një foto.

Kaq ka mjaftuar që festa të rifitojë magjinë e saj edhe për të moshuarin. /Shqiptarja.com/