Lamine Yamal pati mbrëmë një ndeshje të qetë aty ku Spanja mposhti minimalisht Danimarkën megjithatë ai nuk ia doli që të jap ndonjë kontribut.
Viktor Kristiansen ishte kundërshtari i tij direkt dhe mbrojtësi i majtë i Danimarkës pati një ndeshje mjaft të mirë.
Ai dha mendimin e tij për këtë ndeshje në një intervistë të shkurtër për Ekstra Bladet, aty ku tha se ai u fut në duelet me Yamalin pa frikë.
“Nuk po mendoja nëse do të ndëshkohesha me karton të verdhë. Unë vetëm erdha dhe thashë, ‘Hej, unë do të luftojë gjithashtu. Nuk kam frikë nga ti’”.
“Kur ju keni mundësinë të bëni një duel të mirë dhe të drejtë që mund t’ju shkaktojë pak dëm, atëherë duhet ta shfrytëzoni në avantazhin tuaj”.
“Spanja e bëri më të lehtë për mua duke e lejuar Pedro Porron që të avancojnë kështu që unë kisha kohë të fokusohesha vetëm tek Yamal”.
“Ai është një lojtar i talentuar dhe do të jetë njëri prej më të mirëve për shumë vite”, ka thënë Kristiansen./Telegrafi/