Basketbollisti i njohur i NBA-së, Nate Robinson është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë për transplant urgjent të veshkës.
Robinson e përfundoi karrierën e tij në 2018 pasi veshka i dështoi dhe në një intervistë për Daily Mail tha se nuk kishte gjetur ende një donator.
39-vjeçari tha se ndodhet në dializë dhe nëse do të ndodhte një gjë e tillë nuk do të mund të jetonte më shumë se një javë.
“E di që nuk do të jetoj gjatë nëse nuk marr veshkë. Dua të dal nga kjo. Nëse nuk do të shkoja në dializë, nuk do të jetoja më shumë se një javë. Shkoj tre herë në Javën për katër orë më pastrojnë gjakun dhe nxjerrin toksinat, kjo më ndihmon shumë sepse kështu jetoj”, tha Robinson.
Nate Robinson is just trying to make the best of the time he has left. 🥺💔🙏 pic.twitter.com/WZFqVBJfrg
— theScore (@theScore) April 12, 2024
Robinson, edhe pse është vetëm 175 centimetra i gjatë, luajti 11 vjet në ligën e NBA dhe bëri përshtypje me kërcitjen e tij dhe fitoi tre herë rekord garën për ngulitjet më të mira në NBA All Star.
Ai luajti për New York Knicks, Boston Celtics, Oklahoma City Thunder, Golden State Warriors, Chicago Bulls, Denver Nuggets, LA Clippers dhe New Orleans Pelicans në NBA. /Telegrafi/