Shumica e deputetëve, sot e hodhën poshtë propozimin për ndryshime të Ligjit për shërbime mediale audio dhe audio-vizuale, i cili ishte propozuar nga LSDM opozitare me kërkesë të shoqatave dhe organizatave të gazetarëve.
Me këto ndryshime duhej të bëhen reforma në Këshillin programor të RTVM dhe në Këshillin e Agjencisë për media.
Ndryshimet parashikonin anulimin e taksës për radiodifuzion dhe financim të plotë të RTVM nga buxheti.
-U dha një iniciativë të cilën deputetët e opozitës e shndërruan në propozim-ligj. Konsiderojmë që me këtë Ligj do të bëhet departizimi i plotë i mediumeve, tha Goran Sugareski nga LSDM
Në muajin mars, propozimin për ndryshim të Ligjit për shërbime mediale audio dhe audio-vizuale në Kuvend e dorëzuan pesë organizata gazetare dhe mediale: SHGM, SPGM, KME, IMM dhe IKS.
Propozimi është i njëjtë me atë të ndërmjetësit Peter Vanhoutte për ndryshim dhe plotësim urgjent të Ligjit për shërbime mediale audio dhe audio-vizuale. /Telegrafi/