Në Kuvendin e Kosovës nuk është miratuar mocioni në lidhje me situatën e sigurisë në vend, rezolutë kjo e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), pas debatit parlamentar në lidhje me këtë çështje.
Në proces të votimit morën pjesë, 75 deputetë. 25 vota për ishin të deputetëve të opozitës si dhe të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca ndërsa 50 vota kundër ishin të pozitës.
Ndërkaq, gjatë seancës pritet të shqyrtohen edhe disa pika tjerë, njëra ndër to edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, i cili u shty për më vonë në mungesë të deputetëve të komuniteteve jo shumicë.
Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës është duke u votuar me votim të fshehtë për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media. /Telegrafi/