Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisa, i cili njëherësh është edhe kryetar i Komisionit për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes, ka bërë të ditur se nuk ka kaluar në Komision Projektligji për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor.
Berisha në një postim në Facebook shkruan se qasja e Qeverisë ndaj shtetit është për keqardhje.
“Nuk mbahet shteti kështu!
Sot, u diskutua për herë të dytë Projektligji Nr.08/L-160 për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor.
Edhe kësaj here shumica e Pushtetit nuk e përkrahu këtë Projektligj në Komision.
Për keqardhje kjo qasje e Qeverisë ndaj shtetit”, shkruan Berisha në Facebook. /Telegrafi/