Telegrafi

Nuk kalon Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

As sot në seancën e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të votohet Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në mungesë të kuorumit.

Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.

“Është për keqardhje që as sot nuk arriti të kalojë Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”! Mungonin deputetët e LDK-së dhe VV-së!  Natyrisht votimin e Listës Serbe as që e kemi pritur”, ka shkruar Nitaj në Facebook. /Telegrafi/