Site icon Telegrafi

Nuk ka zgjidhje, pa zgjedhje të reja

Dokle në një intervistë për News 24 tha se “tezat që PS-ja ka hedhur për zgjidhjen e situatës janë përqafuar nga ndërkombëtarët”.

I pyetur për një platformë të mundshme për zgjidhjen e situatës, Dokle tha se ato do të bëhen të ditura “kur të ulen në një tryezë me praninë e kreut të Shtetit dhe ndërkombëtarëve”.

“Tavolinë për muhabete ne nuk pranojmë, tavolinë për zgjidhje po”, tha Dokle, duke mos bërë të ditur ndonjë detaj konkret rreth kushteve që ka PS-ja në rast të një tryeze të mundshme dialogu.

Ai tha se opozita do të vazhdojë rezistencën e saj paqësore, me protesta “një rezistencë paqësore, një kërkesë demokratike, një kërkesë në kuadrin e Kushtetutës së Shqipërisë dhe nuk ka të bëjë me skenarë gjeorgjiane, as në skenarin e Ukrainës, me revolucionin portokalli, as me skenarin tunizian dhe as egjiptian”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version