Megjjithatë, Microsoft tani ka mohuar ekzistencën e një pajisje si Xbox One Mini, përmes një njoftimi të lëshuar në Twitter nga drejtori I Xbox, Phil Spencer.
Gjatë thashethemeve të kaluara në internet kemi dëgjuar se Microsoft do të prezantoj Xbox One Mini, tabletin Surface Pro 4 dhe telefonat Lumia 950 dhe 950 XL.
Pas konfirmimit të bërë në Twitter, shihet qartë që Microsoft nuk do të ketë Xbox Mini në linjën e produkteve të reja.
Megjithatë, në ditët në vijim presim detaje të reja mbi pajisjet tjera të mundshme për lansim në tetor. (Telegrafi)