Site icon Telegrafi

Nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut

“Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata”, njofton LAMM.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe përrenj, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. /Telegrafi/

Exit mobile version