Arsenali nuk ka arritur të vazhdojë me fitore ku pas tri të tillave radhazi është ndalur në shtëpi.
Topçinjtë kanë barazuar pa gola 0-0 në derbin londinez përballë Crystal Palace.
Edhe pse pritej të ishte një ndeshje shumë interesante e me gola, ashtu nuk ndodhi pasi dy skuadrat u mbrojtën mirë.
Pierre Emerick Aubameyang për vendasit rrezikoi fillimisht ndërsa Bernd Leno priti një gjuajtje fantastike nga Benteke duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me rezultat të barabartë 0-0.
Edhe pjesa e dytë ishte e varfër nga rastet e shënimit dhe kësisoj dy skuadrat në fund u kënaqen me nga një pikë të fituar.
Pas këtij barazimi, Arsenali ngjitet në pozitën e 11-të në tabelë me 24 pikë, ndërsa Crystal Palace mbetet dy pozita më poshtë me një pikë më pak.
Ndeshjen e radhës Arsenali e zhvillon përsëri në shtëpi, ku të hënën do të përballet me Newcastle United.
Në anën tjetër skuadra tjetër londineze Crystal Palace do të ketë një udhëtim të vështirë, pasi të dielën luan në Etihad Stadium përballë Manchester Cityt. /Telegrafi/