Telegrafi

Nuk ka ulje të çmimit të naftës

Sipas, kryetarit të Shoqatës të Naftarëve, Nazmi Bytyqi, çmimi i naftës varet shumë nga raporti i dollarit me euron, në berëzat botërore.

“Pritet të ketë ulje të çmimit të naftës, por ai nuk varet nga tregjet, por varet nga vlera e dollarit në raport me euron”, tha Bytyqi.

Momentalisht çmimi i naftës nëpër pompat e derivateve në vend sillet nga 1.10 euro deri në 1.15 euro për deri sa ai i benzinës është për pesë centë më shumë se sa nafta.

Çmimi më i lirë i naftës, është në pjesën veriore të Mitrovicës për shkakto futjes kontrabandë atje. Një litër naftë kushton 0.85 cent. /Telegrafi/