Chelsea është duke u përballur me një tjetër lëndim, pasi Levi Colwill u zëvendësua në formacionin startues për ndeshjen ndaj Aston Villas, për shkak të një lëndimi.
Pak para fillimit të ndeshjes ndaj Aston Villës në “Stamford Bridge”, Colwill ndjeu një shqetësim gjatë nxemjeve dhe më pas shkoi në tunel, pak momente pasi hyri në fushë.
Si rezultat, mbrojtësi i djathtë Alfie Gilchrist, i cili ishte në bankën rezervë, e zëvendësoi 20-vjeçarin në formacionin startues.
“Blutë e Londrës” janë përballur me një krizë lëndimesh këtë sezon dhe Colwill është vetëm emri i radhës që i është bashkuar asaj liste.
Levi Colwill had heavy strapping on his knee. (@ballwithyoda_) #CFC pic.twitter.com/yn3VmZVNHb
— Pys (@CFCPys) January 26, 2024
Ish-lojtari i Brightonit tashmë është bërë pjesë e emrave që përfshijnë Reece James, Wesley Fofana, Romeo Lavia, Christopher Nkunku, Robert Sanchez, Nicolas Jackson, të cilët nuk janë në dispozicion të Pochettinos.
Chelsea ka qenë fituese e FA Cup në tetë raste, ku triumfi i fundit në këtë kompeticion erdhi në sezonin 2017/18, atëherë kur në finale e mposhtën Manchester Unitedin me rezultat 1-0.
Londinezët janë klubi i tretë me më së shumti trofe të FA Cup, me një më shumë se sa Aston Villa që ka dalë fituese në shtatë raste./Telegrafi/