Telegrafi

Nuk ka të dhëna për ndonjë kosovar të prekur nga termeti në Izmir

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur se ende nuk kanë të dhëna për ndonjë bashkëkombës që mund të jetë prekur nga tërmeti në Izmir të Turqisë.

Shefja e diplomacisë kosocvare, përmes një postimi në Twitter, thotë se identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar. Haradinaj-Stublla bën të ditur se ka komunikime të vazhdueshme me ambasadën e Kosovës në Ankara.

Lexo po ashtu Ambasada e Kosovës në Turqi publikon numrat ku shtetasit kosovarë mund të lajmërohen, pas tërmetit

“Deri tani, nga komunikimet e vazhdueshme të Ambasadës sonë @KosovoInAnkara nuk kemi të dhëna për ndonjë bashkëkombës tonin që mund të jetë prekur nga fatkeqësia e sotme në Izmir, ndonëse identiteti i viktimave ende nuk është konfimuar! @IlirDugolli”, tha shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter.

Së paku 19 vdekur, qindra të plagosur dhe rreth 20 ndërtesa të shembura është bilanci që ka shkaktuar tërmeti që goditi Turqinë dhe Greqinë ditën e premte. Në Izmir të Turqisë ekipet e shpëtimit po punojnë për të gjetur të mbijetuar nën gërmadha. /Telegrafi/