Site icon Telegrafi

Nuk ka as takime as ndryshim të qëndrimeve për ligjin e Prokurorisë Publike

Bisedimet në mes grupeve të pozitës dhe opozitës për Ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilën zgjidhet e ardhmja e Prokurorisë Speciale Publike, është në “status quo” dhe tani për tani ende nuk është paraparë ndonjë takim i ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria për Drejtësi për AIM-në konfirmojnë se nuk ka ndryshime në lidhje me bisedimet rreth ligjit për prokurorinë publike dhe se për sot nuk është caktuar takim në me grupeve punuese.

Edhe pse priteshe që grupet e dy partive të bisedojnë në fillim të kësaj jave, ajo nuk ndodhi, ndërsa takimi i tyre i fundit u mbajt në korrik dhe që atëherë pozicioni i partive politike nuk ka ndryshuar.

Pozita, siç ka përsëritur disa herë është e gatshme që të bisedojë për kërkesat e opozitës, por linja e kuqe është lufta e pakompromis kundër krimit, ndërsa opozita qëndron në qëndrimin se nuk pranon që autonomia e PSP-së të transferohet edhe tek prokuroria e re./Terlegrafi/

Exit mobile version