Site icon Telegrafi

“Nuk ka siguri” – Gjermania pezullon operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi

Gjermania pezulloi operacionet e shpëtimit në zonën e tërmetit në Turqi, duke përmendur si shkak sigurinë.

Pas Austrisë, Gjermania është vendi tjetër që ka pezulluar punën e kërkimit dhe shpëtimit në shtetin turk, i cili u godit të hënën nga dy tërmete të fuqishme.

Autoritetet gjermane kanë ardhur deri në këtë vendim për shkak të shqetësimeve për sigurinë, raporton cnn.

Lexo po ashtu Pavarësisht se dëgjojnë një zë fëmije nën rrënojat, pjesëtarët turk të shpëtimit lënë misionin përgjysmë - shkojnë për ta shpëtuar familjarin e një qeveritari

“Gjatë orëve të fundit, situata e sigurisë në rajonin Hatay me sa duket ka ndryshuar. Ka raportime për përplasje mes grupeve të ndryshme. Prandaj, ekipet gjermane të kërkim-shpëtimit, ISAR dhe THW do të qëndrojnë në kampin e përbashkët të ekipeve ndërkombëtare. ISAR dhe THW do të rifillojnë punën e tyre sapo të krijohen kushtet dhe të na informojë AFAD (Agjencia turke për fatkeqësi dhe ndihmë)”, thuhet në deklaratë.

Lexo po ashtu "Përplasje mes disa grupeve" - Austria pezullon misionin e kërkim-shpëtimit në Turqi

Ushtria austriake përmendi gjithashtu rreziqe sigurie në pezullimin e operacioneve të saj.

Ndryshe, numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit ka shkuar në mbi 24 mijë persona. /Telegrafi/

Exit mobile version