Site icon Telegrafi

Nuk ka shumë kohë që i vdiq gruaja, mediat e lidhin me një femër – reagon këngëtari

Disa ditë më parë në media u përhapën lajmet për një romancë të re të këngëtarit nga Korça, Stefi Prifti.

Por, mesa duket e vërteta është krejtësisht ndryshe. Këngëtari ka reaguar duke sqaruar se nuk ka asnjë gjë të re në jetën e tij dhe për më tepër një lidhje.

Ai thekson se të gjitha interpretimet e fotografisë janë të gabuara, prandaj ka preferuar edhe të heshtë duke mos i dhënë rëndësi kësaj ngjarjeje, megjithëse nuk e përjashton mundësinë e marrjes së masave ligjore.

“Unë mund ta padis. Mund të dal edhe jashtë vetes. Unë ulem me shumë femra në kafe, për punë, kam miqësi, shoqëri. Ajo nuk është femra e parë me të cilën jam ulur”.

“Është tjetër gjë që një paparac të të kapi në një situatë flagrante dhe mund ta shfrytëzojë, por të jesh duke biseduar dhe të abuzohet me emrin e gruas është e padrejtë”, ka thënë ai për Bluetooth.

Stefi ka thënë më tej se ato që janë shkruar nuk janë aspak të mirëpritura dhe nëse do të abuzohet me gruan e tij të ndjerë, kjo do të ishte një intrigë.

Exit mobile version