Telegrafi

Nuk ka shumë kohë prej se u bënë prindër, por tashmë janë ndarë Rob Kardashian dhe Blac Chyna (Video)

Rob Kardashian dhe Blac Chyna janë ndarë. Është folur e përfolur aq shumë për lidhjen e tyre, por kjo tashmë duket se është e vërtetë.

Pak orë pasi llogaria e Chynas në Instagram ishte hakuar dhe dolën shumë mesazhe të saj private e ku dukej se ajo po planifikonte të braktiste Rob, kjo ndodhi vërtetë.

Kardashuian në një video ku shihet shumë i emocionuar ka treguar se bashkëshortja e tij ka zbrazur dhomën e foshnjës së tyre, ka marrë fëmijën dhe është larguar, transmeton Klan Kosova.

Lexo po ashtu Vjen në jetë vajza e Rob Kardashian dhe Blac Chyna, ja si pagëzuan fëmiun e tyre

“Chyna ka marrë foshnjën tonë, ka marrë gjithçka nga dhoma e saj që ne kemi ndërtuar bashkë… Ajo është larguar dhe më ka lënë vetëm. Unë jam shumë i mërzitur se janë Krishtlindjet dhe unë dua të jem me foshnjën time”, ka thënë ai në video duke vazhduar tutje, ku duket keq emocionalisht, madje shihet edhe i përlotur.

“Unë mendoja se ky do të ishte viti më i mirë i jetës sime, ne kemi foshnjën tonë të bukur, Drema dhe nuk e mendoja se ajo do të mund të më lëndonte në këtë mënyrë. Unë e kam dashur atë pa fund, ashtu si supozohet çdo burrë ta dojë gruan e jetës së tij”, ka thënë më tej.

Rob Kardashian ka theksuar se nuk po e bën këtë për publicitet, por se ndjehet shumë keq, andaj edhe po e hap zemrën me fansat e tij.

“Me largimin e Chyna dhe foshnjës sonë, jam shumë i lënduar. Nuk po mund ta kuptoj se si një mashkull që e do kaq shumë gruan e tij mund të mbetet kështu i vetmuar”, ka pohuar ai.

Lexo po ashtu Motrat Kardashian nuk lejojnë kunatën që të marrë mbiemrin e tyre

Në fund ka thënë se kur bëhesh prind ndryshon gjithçka në jetë, duke përmendur edhe faktin se ai ka “luftuar” gjithë familjen e tij për të qenë me Blac Chynan.