Site icon Telegrafi

Nuk ka shtretër në Emergjencë për numrin e madh të pacientëve

Temperaturat e larta që po mbretërojnë gjatë kësaj jave, kanë bërë që një numër i madh i qytetarëve të kërkojnë ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente në QKUK.

Sipas zyrtarëve të kësaj klinike, numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë, kalon edhe kapacitetet e kësaj klinike.

Basri Lenjani shef i Klinikës Emergjente në QKUK, ka thënë për lajmi.net se gjatë ditës, numri i atyre që kanë kërkuar ndihmë, arrin deri në 150 persona.

“Në ditë të rëndomta i kemi 100-120, pacient ndërsa ky numër arrin deri në 150 që është një numër i madh në krahasim me kapacitet që i ka klinika emergjente që vinë nga e gjithë Kosova”, ka thënë ai për lajmi.net.

Lenjani ka bërë të ditur se ka pasur shtim të numrit të pacientëve dhe nga lëndimet në aksidente trafiku.

“Ne fillim të javës është shtuar numri i personave të lënduar dhe të helmuar të cilët kërkojnë shërbime emergjente mjekësore. Shkak kryesor i tyre janë temperaturat e larta , dominojë sëmundjet e sistemit kardiovaskular, sëmundje që burojnë nga problemet gastrologjike, metabulike kronike”, ka thënë ai.

Temperaturat e larta pritet të marrin fund nga e premtja e deri të mërkurën e javës së ardhshme.

Exit mobile version