Telegrafi

Nuk ka shtrenjtim të çmimit në pikë pagesat e Maqedonisë

Nuk do të ketë shtrenjtim të çmimit të pikë pagesave në Maqedoni

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi informoi sot se për momentin çmimet në pikë pagesat në vend mbeten të njëjta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tani për tani çmimi i pikë pagesave është i njëjtë”, theksoi Rustemi.

Rustemi po ashtu kujtoi se sipas vendimit të “Ballkani i Hapur”, vazhdojnë të bashkëpunojnë me kompanitë publike të Serbisë dhe Shqipërisë për projektin e përbashkët për krijimin e një pajisjeje të vetme për pagesën në pikë pagesat në të tri vendet. Projekti është në fazën e rregullimit të sistemeve, krijimit të një aplikacioni ueb dhe përputhshmërisë ligjore./Telegrafi/