Telegrafi

Nuk ka shtetas të Shqipërisë mes viktimave nga sulmi në Munih

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka konfirmuar se nuk ka shqiptarë mes viktimave nga sulmi në Munih.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë deklaruar se “autoritetet gjermane i kanë konfirmuar oficerit tonë të ndërlidhjes në ministrinë e Brendshme se nuk ka qytetarë shqiptare në mesin e viktimave të ngjarjes së djeshme në Mynih.

Nga sulmi me armë zjarri në Munih, humbën jetën 9 persona, ndërsa kanë mbetur të plagosur dhjetëra të tjerë.