Telegrafi

Nuk ka shkëmbim Ibra – Kaka

“Unë kurrë nuk kam biseduar me Realin dhe kurrë nuk kam biseduar për ndonjë tregti me Kaka. Nuk di asgjë për këtë”, theksoi Raiola.

Sport siç e kemi cekur njofton se Ibrahimovic definitivisht do të mbetet në Barcelonë, për të qenë një opsion shtesë për sulmin Blaugran të Guardiolas. /Telegrafi/

Shkëmbim Kaka – Ibra?

Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho, u ka thënë drejtorëve që të transferojnë sulmuesin Zlatan Ibrahimovic nëse ata kanë mundësi, edhe pse e di se një marrëveshje do të ishte e pamundur, por ai tenton që të joshë Barcelonën me firmën e brazilianit Kaka.

El Mundo Deportivo pohon se Mourinho e dëshiron Ibrahimovicin si zëvendësim për Karim Benzeman, që po ka telashe të mëdha jashtë fushe. Duke e ditur se ka pasur punë me Ibran te Interi, Mourinho është në gjendje të nxjerrë më të mirën nga suedezi.

Megjithatë, transferimet mes Realit dhe Barcës nuk ndodhin shpesh, prandaj Mourinho ka përballë pengesa të mëdha, por mendon se me anë të ofrimit të Kakas, do të mund të lëkundë qëndrimin e Barcelonës. /Telegrafi/