Kuvendi i Shqipërisë nuk do të mblidhet ketë të enjte në seancë plenare. Shkak është bërë numri i pakët i projektligjeve për votim por edhe mungesa e deputetëve që kanë fluturuar drejt Francës për të ndjekur ndeshjen e kombëtares së futbollit.
Duket se përfaqësimi i Shqipërisë në Euro2016 ka eklipsuar edhe urgjencën që ka miratimi i reformës në drejtësi, që është në momentet e fundit.
Këtë të enjte dyert e Kuvendit do jenë të mbyllura. Seanca e përjavshme plenare nuk do të zhvillohet.
Zyrtarisht është njoftuar vetëm mos mbledhja e Parlamentit, por burime të Ora News sqaruan dy arsyet pse deputetët do marrin pushim këtë të enjte.
E para lidhet me varfërinë e agjendës parlamentare, pasi aktualisht në komisione janë në shqyrtim vetëm dy projektligje, ai për dhomat e tregtisë dhe industrisë”, dhe projektligji për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Malit të Zi”.
E dyta, është mungesa e kuorumit për votimin e projektligjeve, pasi deputetët kanë fluturuar drejt Francës, për të ndjekur ndeshjen e kombëtares shqiptare me ekipin francez, mbrëmjen e së mërkur ës në Marseille.
Duket se përfaqësimi i Shqipërisë në Euro2016 ka eklipsuar edhe urgjencën që ka miratimi i reformës në drejtësi, që është në metrat e fundit.
Këtë të enjte pritej që në seancë palët të ballafaqonin qëndrimet e tyre publike në lidhje për reformën të cilat aktualisht nuk kanë pikëtakim.