Telegrafi

Nuk ka rritje të pagave as më 1 mars?

Zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave thanë se pas aprovimit të buxhetit do të bëhet edhe rritja e premtuar e pagave që do të zbatohet në mënyrë retroaktive, raporton Indeksonline duke u thirrur në burime të Kosovapress-it.

Ndërkaq krerët e BSPK-së paralajmërojnë se nëse nuk ndodh një gjë e tillë pas aprovimit të buxhetit, atëherë kjo sindikatë nuk e përjashton mundësinë e organizimit të protestave. /Telegrafi/