Në Maqedoni aktualisht nuk ekziston rreziku i shfaqjes së virusit “fruthi i majmunit”, dhe situata në vend dhe në rajon dhe në vendet e Evropës Perëndimore monitorohet vazhdimisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë e deklaruan nga Komisioni për Sëmundjet Infektive, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili sot mbajti një takim të rregullt pune, ku morën pjesë përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ku u shqyrtua situata me “fruthin e majmunit” në Britaninë e Madhe.
Me qëllim për të informuar punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe popullatën, Komisioni rekomandoi disa masa.
Në mesin e tyre, Instituti për Shëndet Publik obligohet që të përgatisë material edukativ informativ, material informativ për “fruthi i majmunit” me informacione mbi sëmundjen, mënyrën e transmetimit, masat për parandalim dhe trajtim, me qëllim informimin e popullatës dhe profesionistëve të shëndetësisë./Telegrafi/