Telegrafi

Nuk ka rekas të vdekur as të lënduar në Perugia

Në afërsi të fshatrave në të cilat pësuan një numër i madh njerëzish në tërmetin katastrofal në Perugia ka shumë mërgimtarë nga Maqedonia, më saktësisht nga Reka e Gostivarit, por për fat të mirë në mesin e tyre nuk ka të vdekur e as të lënduar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë për Makfaks përmes telefonit e ka deklaruar Refet Neziri, mërgimtar nga Zhirovnica, i cili jeton në periferi të Perugias.

Sipas tij akoma ka dridhje të tokës, ndërsa tërmeti më i fuqishëm ka ndodhur gjatë orëve të natës.

„Që të mërkurën kontaktuam mes nesh dhe nuk kemi informata për të vdekur nga Maqedonia, edhe përkundër faktit se një pjesë e mërgimtarëve tonë jetojnë në vetëm 40 kilometra largësi në fshatrat afër epiqendrës“, ka shtuar Neziri.

Përndryshe në Itali nga rajoni i Dibrës, Mavrovës dhe Qendrës Zhupa në mërgim në Itali ka më tepër se 6.000 shtetas të Maqedonisë me familjet e tyre./Telegrafi/