Telegrafi

Nuk ka raporte të mira mes Mbappes dhe Neymarit – ky i fundit i tensionon gjërat me përzgjedhjen e lojtarit më të mirë aktualisht në botë

Duket se raportet mes Neymarit dhe Kylian Mbappes në kohët e fundit janë acaruar tej mase.

Derisa kishin një shoqëri tejet të mirë ndër vitesh, duket se një gjë e tillë më nuk ekziston mes brazilianit dhe francezit.

Këtë e dëshmon edhe deklarata e fundit e Neymarit, aty ku tha se Mbappe kishte një sezon të mirë, mirëpo Vinicius Junior është lojtari më i mirë në botë aktualisht.

Lexo po ashtu Zënka me Mbappen - PSG thuhet se nuk dëshiron ta ketë më Neymarin në klub

“Mbappe ka pasur një sezon të mrekullueshëm, Benzema gjithashtu”, ka thënë fillimisht braziliani.

“Por, nga ajo që kam parë, Vinicius Junior është lojtari më i mirë në botë”.

Duket qartë se ka një krisje raportesh mes dyshes së PSG-së, me Neymarin që pritet të largohet në këtë verë nga Parku i Princave. /Telegrafi/