Site icon Telegrafi

Nuk ka qetësi për Maradonan – pas operacionit në tru, tani e ka djalin në gjendje të rëndë nga coronavirusi

Djali i Diego Maradonas është infektuar me coronavirus, derisa pas komplikimeve – është dërguar me urgjencë në spital.

Legjenda e futbollit pak ditë më parë u liruar nga spitali, shkaku që kishte mpiksje të gjakut në tru dhe u detyrua të hynte në operacion.

E gjithë situata kaloi me sukses për të dhe u liruar të shkonte në shtëpi, mirëpo tani djali i tij 34-vjeçar është në gjendje të rëndë nga COVID-19.

Diego Maradona pas operacionit në tru

I quajtur si babai i tij, Diego, thuhet se është në gjendje të rëndë shëndetësore, pas infektimit me pandeminë globale.

Mediat në Argjentinë raportojnë se djali i Maradonas është dërguar në spital, 24 orë pas lirimit të babait të tij nga operacioni që kishte në tru.

Diego Jr me gruan e tij pasi rezultuan pozitiv me coronavirus

“Sot na erdhi rezultati dhe unë e bashkëshortja ime kemi rezultuar pozitiv me COVID-19. Që të dy kishim simptoma dhe shpresoj që të përfundojë sa më shpejtë, Ju lutemi kujdesuni”, ka shkruar Diego në Instagramin e tij.

Maradona me djalin e tij të vogël

Por, pas këtij postimi, gjendja e djali të Maradonas u përkeqësua dhe ai u dërgua me urgjencë në spital.

Diego Maradona e kishte lindur djalin e tij në një aferë me modelen italiane Cristiana Sinagra, ndërsa e pranoi si të tijin vetëm në gusht të vitit 2016, kur kishte një paraqitje publike me të para mediave. /Telegrafi/

Exit mobile version