Laurent Blanc mbetet një konkurrent i fortë për stolin e Interit, teksa asistenti i menaxherit ishte në tribuna për të përcjellë ndeshjen kundër Torinos.
Gazeta franceze, Le Parisien ka cituar burime të afërta me ish-trajnerin e Francës dhe Paris Saint-Germain duke konfirmuar interesin e tij në pozitën e trajnerit në rast të shkarkimit të Frank de Boer.
Tani edhe raporti i gazetës italiane, Sky Sport Italia, tregon se Jean-Louis Gasset, asistent i menaxherit Blanc që nga viti 2007, ishte në San Siro për të shikuar ndeshjen e mbrëmshme të Serie A.
Fitorja 2-1 me Torinon i ka blerë disa kohë de Boerit, por raportime të shumta vazhdojnë të mbajnë raporte se ai është i varur nga një fije peri.
Braziliani Leonardo është një tjetër mundësi për të marrë përsipër postin e menaxherit kujdestar, pasi ka bërë tashmë këtë me parë edhe me Rafa Benitez në vitin 2011. /Telegrafi/