Antonio Cassano ka ndezur sërish polemika, teksa këtë herë ka sulmuar ashpër trajnerin e Romës, Jose Mourinho, i cili sipas tij kurrë nuk ka qenë një trajner i madh.
Ish-ylli i Romës, Cassano, tani është në pension dhe vepron si ekspert në podcastin BoboTV të Christian Vieri, ku ai lëshon shaka dhe kritika ndaj njerëzve aktualë të futbollit.
Pasi Giallorossët u eliminuan nga Coppa Italia nga Cremonese, ‘FantAntonio’ fajësoi një person në veçanti dhe ai është trajneri Mourinho.
“Mourinho nuk ka qenë kurrë një trajner i madh, ai thjesht dinte të luante me mediat dhe ishte një komunikues i shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Cassano.
“Ai është i mirë në trajtimin e lojtarëve të fortë, jo me ata që nuk janë shumë të mirë. Është shumë e lehtë të jesh miqësor me lojtarë të mëdhenj”.
“Është vetëm një fatkeqësi mbi një fatkeqësi te Roma, ai i detyroi ata të shpenzojnë para për Nemanja Matic dhe Rui Patricio, ato ishin vendimet e tij. Shumë herë, ai sillet si i poshtër”.
#Cassano: “#Mourinho mai stato un grande allenatore, uno dei primi a comunicare bene ad essere furbo con la stampa”#ASRoma https://t.co/laFl9Cw4rU
— Pagineromaniste.com (@PagineRomaniste) February 4, 2023
“Ditën tjetër, ajo performancë më bëri të vjellë. Ai nuk di si të krijojë një ekip. Edhe me skuadrën tuaj të dytë, ju duhet të mposhtni Cremonesen”, përfundoi ish-ylli italian.
Ndryshe, Giallorossi fituan Ligën e Konferencës sezonin e kaluar, trofeu i parë i UEFA-s në të gjithë historinë e tyre.
Mourinho gjithashtu fitoi tripletën në Inter në vitin 2010, pasi kishte ngritur tashmë Ligën e Kampionëve me Porton. /Telegrafi/