James Rodriguez ka qenë një prej top performuesve të Bayern Munichut.
Anësori i Bayern Munichut ka injoruar ushqimet e festave të fundvitit dhe ëmbëlsirat e shumta që vijnë me to, duke preferuar vrapimin për të mbetur në formë.
Numri 10 i Bayernit po kalon pushimet në Kolumbi, e ai gjatë kësaj të hëne është paër duke vrapuar.
“25 dhjetori është tjetër ditë për t’u stërvitur”, ka shkruar James në rrjetet sociale.
Si rezutlat i pushimit dimëror në Budnesliga, anësorin e Bayernit nuk mund ta shohim në aksion deri më 12 janar, por ai dëshiron që të mbajë formën e tij fizike.
James kaloi te Bayerni pasi nuk arriti të ketë minutazhin e duhur sezonin e kaluar te Reali.
Real Madridi ndërkaq ndjeu mungesën e tij duke pësuar 3-0 së fundmi nga Barcelona në humbjen më të keqe ndoshta në histori të klubit. /Telegrafi/